Barcelona synon Gundoganin

Barcelona është duke shikuar mundësi që ta transferojë Ilkay Gundoganin, gjatë afatit kalimtar të transferime në verë.

Gundoganit kontrata me Manchester Cityn, i përfundon në qershor dhe nuk ka në plan që të rinovojë atë, raporton Telegrahp, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka qenë ndër më të mirët në vitet e fundit me Cityn, duke arritur të fitojë edhe Premier Leaguen.

Për gjermanin nuk është duke u interesuar vetëm Barcelona, por edhe klube nga Italia dhe Gjermania. /Klankosova.tv.

Gundogani këtë sezon me Cityn, ka zhvilluar 31 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy të tjerë.