Barcelona shton edhe Gabriel Jesus në listën e alternativave për sulmin

Barcelona do të afrojë një sulmues qendror gjatë merkatos së verës. Ky është plani i Xavi Hernandez.

Katalanët duan të përforcojnë repartin e sulmit me një lojtar që mbulon qendrën e sulmit. Emra si Erling Haaland dhe Robert Lewandowski shihen si dëshirat kryesore të Barcës.

Por, sipas raportimeve të ‘Marca’, një emër i ri është shtuar si alternativë, përcjell lajmi.net. Bëhet fjalë për Gabriel Jesus të Manchester City.

Bavarezët kanë mundësi të mbajnë Lewandowskin edhe për një sezon, dhe nëse një gjë e tillë ndodh, Barca ka tashmë gati skenarin.

Gabriel Jesus nuk është në mesin e zgjedhjeve A te Man City. ‘Citizens’ po kërkojnë për një tjetër ‘9’ në treg. Braziliani mund të niset për në ‘Camp Nou’ nëse ka një ofertë të mirë për të.