Barcelona është e vetëdijshme që mund të përballet me vështirësi për të bërë transferime në janar, por Xavi Hernandez është i dëshpëruar për përforcime, gjë që po inkurajon klubin të shohë të gjitha opsionet për ta bërë këtë.
Ishte raportuar javën e kaluar se Blaugranaasit po humbitnin shpresën për të çuar përpara transferimin e Vitor Roque nga vera e ardhshme në afatin dimëror, për shkak të vështirësive të realizimit të kësaj gjëje brenda limitit të pagave. Megjithatë, me Xavin që po shtyn klubin fort për ta bërë këtë, ata po shikojnë për ndryshime.
Karalunasit kanë për të paguar Athletico Paranaensen 30 milionë euro plus 31 milionë euro në bonuse gjatë shtatë viteve të kontratës së Roque, dhe pritet që afrimi i tij në limitin e pagave të kushtojë mes 10-15 milionë euro këtë vit.