Barcelona planifikon një ofertë prej 60 milionë euro për Kounden

Barcelona është duke e planifikuar një ofertë prej 60 milionë eurove për Julas Kounden.

Mbrojtësi i Sevillas ka shkëlqyer në këtë sezon, e për rrjedhojë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, transmeton lajmi.net.

Pos “blaugranave”, interesim të theksuar për francezin ka shfaqur edhe Chelsea të cilët po duan ta konsolidojnë sa më shpejt repartin e mbrojtjes.

Chelsea është në fazë më të avancuar të bisedimeve me lojtarin, por ende nuk ka arritur asgjë konkrete në këtë drejtim.

Barcelona gjithashtu po e shqyrton mundësinë e blerjes së Kalidou Koulubaly.