Barcelona planifikon largimin e dy yjeve pas përfundimit të sezonit

Barcelona janë duke bërë plane për sezonin e ardhshëm dhe me një buxhet të limituar, duket se ata do të largojnë nga ekipi lojtarët që nuk i konsiderojnë si shumë të rëndësishëm.

Dy emra që po përflitet se do të largohen në fund të këtij edicioni nga blaugranasit janë Marcos Alonso dhe Sergi Roberto.

Alonso u transferua tek Barcelona rreth 18 muaj më parë dhe ani pse sezonin e kaluar ishte startues i rregullt, ai nuk po ushtron më ndikimin e njëjtë si dikur.

Ish-mbrojtësi i Chelseat ka humbur pesë ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit dhe nuk është paraqitur në fushë që nga tetori.

Për Roberton, është krejtësisht një storje e kundërt në fushë. Ai ka luajtur në po aq ndeshje sa Alonso dhe në sfidën ndaj Almerias javën e kaluar, spanjolli u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe luajti për 90 minuta.

Që të dy lojtarëve iu skadon kontrata gjatë verës dhe gazeta spanjolle Sport raporton se Barcelona po mendon seriozisht opsionin e largimit të tyre.

Alonso është i gatshëm që të largohet gjatë verës në mungesë të minutave, por Roberto dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e klubit, madje ka shprehur gatishmërinë që të rinovojë kontratën, duke pranuar zbritje të pagës.

Për shërbimet e Alonsos interesim konkret kishte shfaqur Atletico Madridi andej klubi madrilen mund të jetë një opsion për të përsëri në 2024.

Barcelona pritet që t’i informojë të dy lojtarët për vendim e tyre në janar, për t’iu dhënë hapësirë në gjetjen e klubeve të reja.