Barcelona planifikon goditje të dyfishtë te Valencia

Barcelona po përgatitet të bëjë një lëvizje të dyfishtë në merkato, me dy objektiva te Valencia.

Katalanët janë gati të shpenzojnë për një mbrojtës krahu dhe një mesfushor me tipare ofensive.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, thuhet se Barcelona do të bëjnë ofertën për Carlos Soler dhe Jose Gaya, përcjell lajmi.net.

Dy reprezentuesit e Spanjës – që operojnë në mbrojtje dhe në mesfushë – lidhen me Barcën tash e disa javë.

Soler madje shihet si zëvendësues i Frenkie de Jong, por duket se edhe nëse nuk largohet ky i fundit, Barca do të bëjë lëvizjen për spanjollin.