Barcelona përgatitet për transferimin e top yllit

Barcelona është e vetëdijshme për nevojën për të gjetur një sulmues në tregun e transferimeve me të cilin do të zëvendësojë Robert Lewandowskin për periudhën afatgjatë, duke i vënë një rival për pozitë Vitor Roques.

Skuadra katalunase është në kërkim të një partneri afatgjatë për sulmuesin amerikano-jugor dhe e sheh sllovenin si lojtarin idela.

Sipas informacioneve të fundit, përfaqësuesit e Barçës ka nisur punën për të arritur një marrëveshje në parim me RB Leipzig për të marrë shërbimet e Seskos, i cili luajti në formë huazimi te Red Bull Salzburg vitin e kaluar, përpara se të bënte debutimin e tij këtë sezon me skuadrën gjermane, me të cilën tashmë ka arritur të gjejë rrjetën.

Sekso krahasohet me stilin e Erling Haaland, pasi që të dy kanë nuhatje të jashtëzakonshme për gol dhe Barcelona e sheh sllovenin si një opsion më i lirë.

Lojtari ka qenë një nga sensacionet e mëdha të futbollit evropian sezonin e kaluar, ndërsa ka fituar vëmendjen e gjigantëve evropianë, në mesin e tyre edhe Barcelona.

Kartoni i tij thuhet se vlen deri në 60 milionë euro, por që klubi katalunas shpreson ta marrë në 50 milionë.