Barcelona pa Lewandowskin në “El Clasico”

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Portos në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Sulmuesi 35-vjeçar u zëvendësua nga Ferran Torres në Ligën e Kampionëve ndaj Portos për shkak të një dëmtimit.

Klubi ofroi një përditësim mbi gjendjen e tij fizike të enjten në një deklaratë ku ka theksuar lëndimin në kyç, transmeton Lajmi.net.

“Testet e kryera këtë mëngjes kanë zbuluar se Robert Lewandowski ka një ndrydhje në kyçin e majtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.”

Lëndimi i Lewandowski do ta pengojë atë të luajë kundër Granadës të dielën dhe ka frikë se ai mund të humbasë një muaj, sipas The Athletic.

Sulmuesi është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Real Madridit në fund të muajit.

Lewandowski gjithashtu pritet të mungojë në ndeshjet kundër Athletic Bilbao dhe Shakhtar Donetsk pas pushimit ndërkombëtar.