Barcelona nuk do ta rikthejë Umtitin nga huazimi

Pavarësisht spekulimeve se Barcelona mund ta rikthejë Samuel Umtitin nga huazimi pas largimit të Gerard Piques, kjo duket se nuk do të ndodhë.

Francezi u largua nga “Camp Nou” gjatë verës për t’iu bashkuar Lecces në formë huazimi.

Siç raportohet nga “Sport”, vendimi befasues i Piques për t’u pensionuar nga futbollit ka shtuar zërat që Barcelona mund të tërheqë Umtitin nga huazimi i tij para kohe.

Por, sipas mediumit spanjoll, kjo nuk do të ndodhë. Barça thuhet se preferon që francezi të shfrytëzojë sa më shumë kohën e tij në Itali dhe të fitojë një formë fizike shumë të nevojshme, pas disa vitesh të vështira, të dominuara nga lëndime të ndryshme.

28-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Marrëveshja për huazimin e Umtitit te Lecce skadon pas përfundimit të sezonit, teksa nuk ka ndonjë opsion blerjeje apo detyrim blerje të përfshirë në të.