Barcelona nuk dëshiron ta pres verën, në janar do të dorëzojë ofertën për Nico Williamsin

Nico Williams është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Sulmuesi i talentuar spanjoll ka dy vite që shkëlqen me fanellën e Athletic Bilbaos duke zënë një vend edhe në Përfaqësuesen e Spanjës.

Barcelona e ka në listën e dëshirave sulmuesin këmbëshpejtë, derisa synon transferimin e tij në janar.

21-vjeçarit i skadon kontrata në verën e vitit 2024, derisa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.

Barcelona është në kontakte me agjentin e tij, por katalunasit nuk duan të presin verën dhe duan transferimin e sulmuesit qysh në afatin kalimtar dimëror.

Duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në verë, Barcelona ka frikë se mund ta humbas lojtarin dhe është gati të shpenzoj 20 milionë euro në janar për transferimin e tij.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Bilbao mund të pranoj 20 milionë eurot e Barcelonës më mirë se sa ta humbas lojtarin me parametra zero në qershorin e vitit 2024.

Williams këtë sezon ende nuk ka shënuar gol për Bilbaon, por në katër ndeshjet e para ka bërë katër asistime.