Maxi Rolon dhe vëllai i tij kanë ndërruar jetë, për këtë ka njoftuar Barcelona.
Maxi Rolon që dikur ishte futbollist i Barcelona B dhe vëllai i tij binjakë, kanë pësuar aksident të rëndë me makinë që ka rezultuar me vdekje.
Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka njoftuar për vdekjen e ish-futbollistit të tyre argjentinas.
“Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës.
Maxi së fundmi ishte pjesë e Atletico Union Casildense, kurse vëllai i tij luante me Huracan di Chabas.




