Barcelona raportohet se ka nisur kontaktet për transferimin e Sergio Agueros.
Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Manchester City, pasi i skadon edhe kontrata me “Qytetarët”.
Ashtu siç ishte raportuar nga fillimi, Barcelona po shihet si klubi favorit për transferimin e tij.
Sipas “Sky Sports”, klubi katalunas tashmë ka filluar me kontaktet e para për transferimin e 32-vjeçarit.
Kujtojmë se Sergio Aguero do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.