Barcelona në situatë të vështirë

Pasi befasoi të gjithë Spanjën dhe Europën duke fituar ndeshjet në transfertë në La Liga (Vajadolidi, Hueska, Bilbao, Granada, Elçe, Betis), të cilat e lejuan që të rikuperojë pikë në klasifikim, Barcelona la 2 pikë dramatike kundër Kadizit këtë të diel.

“Camp Nou” u rikthye në një stadium lehtësisht të thyeshëm. Përveç humbjes kundër Realit të Madridit në “El Clasico”, skuadra e Kumanit ka lënë 6 pikë kundër Eibarit, Valencias dhe Eibarit, ndeshje kyçe për kampionatin. Kjo, për sa i përket La Ligës. Në Champions, pas 8 vitesh pa humbur në shtëpi në Europë, katalanasit humbën 0-3 me Juventusin duke lënë vendin e parë në grup.

Por, në javën e kaluar humbën edhe 1-4 kundër PSG-së duke qenë virtualisht të eliminuar nga ky kompeticion. Kjo tregon faktin që Barcelona është skuadër e brishtë, por gjithashtu e lehtë për t’u mundur në shtëpi. Ky trend ndryshoi që pas pandemisë. Në mënyrë surprizuese, katalanasit nuk kanë qenë të aftë që të mbajnë përqendrimin në ndeshjet si pritëse e të zhvilluara në “Camp Nou”.

Prej vitesh me radhë fituan sfida të rëndësishme dhe pa u dashur sforco e madhe. Barcelona është një skuadër që thyhet lehtësisht, shkakton penallti dhe gafa fatale. Ndodh gjithmonë në momentet delikate. Barcelona nuk di të reagojë dhe në rast humbjeje, e lëshon ndeshjen fare.