Barcelona në rrugë të mirë për ta mposhtur Chelsean në garë për Kounde

Skuadra e Barcelonës është në rrugë të mirë për të fituar garën për Kounde.

Jules Kounde është qendërmbrojtësi që po merr vëmendje të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Chelsea dhe Barcelona janë dy skuadrat kryesore që po garojnë për shërbimet e lojtarit.

Sipas raportimeve të ‘Esport3’, Barcelona është në rrugë të mirë për të transferuar Kounde, transmeton lajmi.net.

Lojtari thuhet t’i ketë shprehur dëshirën e tij për të kaluar te Barca edhe skuadrës së Sevilla.

Mbrojtësi i Sevilla ka qenë i lidhur tash e sa kohë me ‘Blutë’ e Londrës, por Barca e ka joshur më shumë.

Mbetet të shihet se a do të kenë katalanët ofertën e duhur për të bindur Sevillan që të lëshojë kartonin e francezit.