Barcelona në hall: I duhen 250 milionë euro për Haalandin

Barcelona do ta ketë shumë të vështirë ta transferojë Erling Haalandin në afatin kalimtar të kësaj vere nga Borussia Dortmundi.

Skuadra katalunase ka kohë që po synon transferimin e sulmuesit norvegjez, mirëpo rivalizohet edhe nga klubet tjera evropiane.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona duhet të paguajë 250 milionë euro për të realizuar transferimin e Haaland.

Kjo shumë ndahet për vlerën e lojtarit, shumën që merr agjenti dhe shumën që përfiton babai i tij.

Lojtari thuhet është i gatshëm që të kalojë në Camp Nou, mirëpo fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes të dyja klubeve.

Haaland e synonte kalimin te Real Madridi, mirëpo këta të fundit janë të fokusuar në marrëveshjen me Kylian Mbappen.