Barcelona në ditët e ardhshme takohet me drejtuesit e Man United për Cavanin

Gjiganti spanjoll e ka identifikuar Cavanin si pasuesi adekuat i Sergio Aguero, që u detyrua të pensionohet këtë javë shkaku i problemeve me zemër, transmeton lajmi.net.

Raportet thonë se Barcelona ka qenë në kontakt me 34-vjeçarin dhe që ky i fundit ka pranuar një ofertë luksoze për të kaluar në “Camp Nou” gjatë janarit.

Sidoqoftë, bisedimet mes dy klubeve që të mësohet çmimi nuk janë caktuar dhe “Sport” raporton se në ditët e ardhshme do këtë takim.

Barcelona është tejet e interesuar për Cavanin, por fillimisht do shohin gjendjen fizike të futbollistit para se ta kompletojnë transferimin.

Uruguaiani pritej të rikthehej këtë javë, por dy ndeshjet e fundit të Man Unitedit janë shtyrë shkaku i shpërthimit të COVID-19 në skuadër.

Barcelona gjithashtu ishte e lidhur me transferimin e Ferran Torres nga Man City, mirëpo Cavani shihet si opsion më i lirë.

“Djajtë e Kuq” nga ana tjetër janë të hapur për shitjen e Cavanit që i skadon kontrata pas gjashtë muajve.

Cavani ka qenë titullar vetëm dy herë në Premierligë këtë edicion dhe ka bërë tetë paraqitje në të gjitha garat.