Barcelona monitoron tre mbrojtës

Katalanët nuk përjashtojnë mundësinë që të afrojnë në skuadër edhe ndonjë lojtar sulmues, siç përmendet rasti i Edinson Cavani, por fokusi do të jetë te mbrojtja.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se aktualisht ‘Blaugrana’ po monitorojnë tre mbrojtës, dy nga të cilët luajnë te Chelsea, përcjell lajmi.net.

Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Luiz Felipe janë lojtarët që mund të kontaktohen në merkaton e janarit.

Nga të tre, Christensen është më afër që të rinovojë kontratën me skuadrën e tij, por akoma mbetet si alternativë.

Mbetet të shihet kë do të arrijë ta transferojë skuadra e Barcelonës.