Barcelona, Milan dhe Borussia Dortmund pas Noussair Mazraoui

Garës për mbrojtësin e Ajax, Noussair Mazraoui përveç Barcelonës e Dormundit i është shtuar edhe Milan.

Kontrata e mbrojtësit të djathtë Mazraoui skadon këtë verë dhe ai e ka njoftuar ekipin e Ajax se dëshiron të largohet.

Shumë ekipe nga Premier Liga janë pas tij, por ai nuk dëshiron kalimin në një nga ligat më presitigjoze në botë, përcjell lajmi.net.

Përveç ekipeve nga Anglia pas tij janë edhe Barcelona, Borussia Dortmund dhe së fundmi Milan.

Ai pritet të largohet si një lojtar i lirë por ende nuk dihet se cili do jetë destinacioni i ardhshëm për lojtarin.

Mazraoui ka kaluar një sezon mbresëlënës tek Ajaxi dhe kombëtarja e Marokut.