Barcelona merr ‘vendimin përfundimtar’ për Joao Cancelon

Barcelona thuhet se ka vendosur të nënshkruaj përfundimisht me mbrojtësin Joao Cancelo nga Manchester City, pasi t’i përfundoj huazimi në fund të sezonit.

Sipas Roger Torello të gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka marrë vendimin përfundimtar për të nënshkruar me Cancelon verën e ardhshme.

Si Xavi ashtu edhe drejtori sportiv Deco janë në një marrëveshje të fortë se Cancelo është jetik për projektin dhe duhet të regjistrohet si pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm.

 

Por, Cancelo ende i përket Manchester Cityt që e ka të lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2027.

Raportet e fundit tregojnë se City tani e vlerëson lojtarin në rreth 25 milionë euro me mbrojtësin që do të mbushë 30 vjeç majin e ardhshëm.

Barça është e gatshme të hyjë në një negociatë të gjatë që do t’i shohë ata të ulin çmimin përfundimtar për portugezin.

Nga ana e Cancelos, vështirë se ka ndonjë pyetje në lidhje me angazhimin e tij ndaj Barcelonës. Lojtari është parë duke puthur stemën e Barçës dhe është parë duke i mësuar vajzës së tij se si të këndojë himnin e klubit.

Këtë sezon, portugezi ka qenë padyshim lojtari më i mirë i Barçës. Shkathtësia e tij e lejon atë të luajë si mbrojtës i majtë, i djathtë dhe si sulmues anësor. Ai ka pesë gola deri më tani, dy prej të cilëve në një paraqitje mahnitëse kundër Portos.