Barcelona me ofertë të re për Lewandowskin

Barcelona me ofertë të re drejt Bayern Munich për Robert Lewandowskin.

Ekipi katalanas e dëshiron me çdo kusht transferimin e Lewandowskit në ‘Camp Nou’.

Edhe lojtari tash e sa kohë është i bindur, kërkon të kalojë te Barca, por është Bayern Munich që po bllokon gjithçka.

Barcelona kanë bërë disa oferta drejt gjigantit gjerman për polakun.

Oferta e tyre e fundit ishte 40 milionë euro, shumë kjo që u refuzua nga bavarezët.

Sipas ‘Sport’, Barca do shkojë me një ofertë të re për sulmuesin, përcjell lajmi.net.

Oferta e tyre do të jetë 50 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse këtë herë ekipi gjerman do të pranojë këtë shumë për Lewandowskin.