Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez dhe cilat ndeshje do t’i humbasë spanjollit

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se Fermin Lopez ka pësuar një lëndim të ri që do ta mbajë jashtë fushe më shumë se sa pritej.

Blaugranët zbulojnë se spanjolli do të jetë jashtë fushës për tri javë. Kjo do të thotë se ai ndoshta do të kthehet pas pushimit ndërkombëtar të tetorit.

Në një postim zyrtar në rrjetet sociale, Barca deklaroi: “Gjatë stërvitjes këtë mëngjes, Fermin Lopez pësoi një lëndim në muskulin rectus femoris në kuadricepsin e djathtë. Ai pritet të jetë jashtë rreth tri javë”.

 

Ky lëndim i ri do të thotë se Fermin do t’i humbasë deri në gjashtë ndeshje për Barcelonën gjatë tri javëve të ardhshme apo më shumë.

Ai është padyshim jashtë ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve 2024-25 kundër Monacos dhe gjithashtu do të mungojë katër ndeshje në La Liga. Këtu janë të gjitha ndeshjet për të cilat Fermin mund të mos paraqitet:

Monaco – 19 shtator;

Villarreal – 22 shtator;

Getafe – 25 shtator;

Osasuna – 28 shtator;

Young Boys – 1 tetor;

Alaves – 6 tetor.