Barcelona është vënë pas mbrojtësit të Villarrealit, Pau Torrres.
“Blaugranat” po e konsiderojnë emergjent përforcimin e vijës së fundit, andaj një ndër alternativat kryesore llogaritet mbrojtësi spanjoll i “Nëndetëses së Verdhë”.
Mësohet se oferta që mund të bëjë Barça për mbrojtësin të jetë diku rreth 25 milionë euro.
Torres ka performuar mirë me skuadrën e Unai Emery këtë sezon.
Lojtari po kërkohet edhe nga klube të tjera, kryesisht në Premier League.
Gjithsesi, Torres do të shqyrtohet si mundësi reale për katalunasit vetëm nëse nuk arrihet tek objektivi kryesor, Kalidou Koulibay.