Barcelona gjen alternativën e Erling Haaland

Haaland me shumë gjasa do largohet në verën e ardhshme dhe shumë gjigantë evropianë, përfshirë Barcelonës, janë duke garuar për shërbimet e tij, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, shkaku i gjendjes së dobët financiare, Barcelona mund të dështoi në transferimin e norvegjezit dhe AS raporton se Isak vlerësohet si alternativë nga skuadra.

22-vjeçari që gjithashtu kërkohet nga Manchester United dhe City, ka shënuar 34 herë në 96 ndeshje që kur arriti te Sociedad nga Borussia Dortmund.

Edicionin e kaluar, Isak gjeti golin 17 herë në La Liga, derisa ka shënuar edhe në dy paraqitjet e fundit me Suedinë.

Suedezi ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026 dhe thuhet se ekziston klauzola e lirimit me vlerë 90 milionë euro.