Barcelona gati të ofrojë kartonin e një lojtari për të siguruar shërbimet e kapitenit të Gironas

Kampioni në fuqi i La Ligas, Barcelona raportohet se është gati të bëjë një ofertë në drejtim të Gironas për mesfushorin Aleix Garcia.

Siç raporton mediumi spanjoll Fichajes, Aleix Garcia është përcjellur që një kohë të gjatë nga klubi blaugran.

26-vjeçari do të kushtojë rreth 20 milionë euro, një shumë që Barcelona nuk mund ta përballojë dot.

Kështu që për ta bërë transferimin të mundshëm, katalanasit janë gati të ofrojnë edhe kartonin e një lojtari, për të siguruar shërbimet e Garcias.

Karriera e Aleix Garcias ka pas ulje dhe ngritje, që kur u bë pjesë e Gironas pas transferimit nga Eibari në korrik të vitit 2021.

Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer që atëherë dhe këtë vit është shpërblyer me ftesë nga kombëtarja e Spanjës.

3 lojtarët që po përflitet se njëri prej tyre mund të bëhet pjesë e kësaj marrëveshje janë Oriol Romeu, Eric Garcia dhe Pablo Torre.

Teksa e ardhmja e Romeut mbetet e pasigurtë, raporti shton se Eric Garcia mund të largohet përfundimisht nga Barcelona gjatë verës, me Gironan si destinacionin më të mundshëm.