Viktor Gyokeres vazhdon shkëlqimin me Sportingun e Lisbonës duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.
Sulmuesi suedez ka bërë sërish një start perfekt në kampionat duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në tre të tjerë në gjashtë ndeshjet e para.
26-vjeçari është një objektiv madhor i Barcelonës, pasi gjiganti katalunas e sheh atë si pasardhësin e Robert Lewandowskit në ‘Camp Nou’.
Megjithatë problemi kryesor qëndron se lojtari ka një klauzolë të lartë largimi nga Sportingi i Lisbonës.
Gyokers ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurove nga Sportingi, shumë që për Barcelonën është e papërballueshme.
Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Arsenali dhe Chelsea, megjithatë asnjëra nga skuadrat angleze nuk ishte në gjendje të ofronte këtë shumë në verë.
Katalunasit po e monitorojnë situatën e lojtarit dhe Gyokers i prinë listës së dëshirave të Barcelonës, pasi suedezi shihet si zëvendësuesi adekuat i Robert Lewandowskit.