Barcelona e gjen mënyrën se si ta paguajë çmimin e Lewandowskit

Barcelona e ka gjetur një modalitet interesant se si t’i sigurojë fondet e mjaftueshme për ta sjellë në “Camp Nou” sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Bavarezët po kërkojnë më shumë se 40 milionë euro për lojtarin, ndërsa “blaugranat” më herët nuk ishin në gjendje të ofronin më shumë se 38 të tillë.

Gjithsesi, tashmë edhe kjo çështje nuk po konsiderohet e pazgjidhur, transmeton lajmi.net.

Katalunasit do t’i sigurojnë paratë për polakun me shitjen e Frenkie De Jong.

Manchester United janë në garë për shërbimet e lojtarit dhe ofrojnë hiç më pak sesa 70 milionë euro.