Barcelona e dëshironte, Zubimendi rinovon kontratën me Real Sociedad

Martin Zubimendi ka vazhduar kontratën me Real Sociedad.

Gjiganti katalunas, Barcelona kishte shprehur interesim në yllin e Real Sociedadid, Martin Zubimendi, ku e dëshironte atë si transferim të lirë pasi që kontrata i skadonte në fund të këtij sezoni.

Por, gjasat që Barça tani të nënshkruajë me lojtarin me parametra zero janë shkatërruar, pasi që mesfushori 23 vjeçar ka rinovuar kontratën e tij me Real Sociedadin.

Zubimendi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Sociedadin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2027.