Barcelona do të dëgjojë ofertat për të gjithë lojtarët e ekipit të parë

Barcelona thuhet se do të dëgjojë ofertat për të gjithë lojtarët e ekipit të parë pasi klubi ende e gjen veten mbi kufirin e shpenzimeve të La Ligas.

Klubi katalanas vazhdon të gjendet në një rrëmujë financiare pasi ata ende po operojnë mbi kufirin vjetor të shpenzimeve prej 270 milionë eurosh (234 milionë £/282 milionë dollarë) të vendosur nga La Liga.

Lëvizja e tyre në stadiumin “Montjuic”, teksa Camp Nou po rinovohet, ka ulur të ardhurat e tyre, duke i komplikuar më tej gjërat. Sipas mediumit katalan “Sport, klubi është gati të sakrifikojë diçka në mënyrë që gjërat t’i rikthehen normalitetit.

Vendimi do të merret nga drejtori sportiv Deco, i cili do të kërkojë të shesë mes lojtarëve që kanë pasur minuta më pak. Klubi nuk ka ndërmend të aktivizojë një levë tjetër financiare dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të balancojnë rezervat e tyre duke i nxjerrë lojtarët në shitje.

Barcelona dëshiron të heqë qafe Ansu Fatin, por për këtë, sulmuesi duhet të shfaqë potencialin e tij të plotë në Brighton. Edhe pse ai ka pasur një fillim jo të mirë me klubin anglez, klubi shpreson se ai mund të gjejë formën optimale së shpejti në mënyrë që ata të mund të marrin një çmim të mirë për të verën e ardhshme.

Barcelona është gjithashtu e hapur për të shitur një qendërmbrojtës dhe ata janë duke i varur shpresat e tyre te Eric Garcia, i cili po tregon paraqitje mjaft pozitive për Gironan këtë sezon.

Megjithatë, menaxhmenti i ekipit do të shikojë opsione të tjera në mesfushë ose sulm për të mbledhur fonde të konsiderueshme nga shitjet e tyre.

Deco do të fillojë operacionin e largimeve verën e ardhshme në mënyrë që ritmi i skuadrës të mos pengohet në janar. Megjithatë, në afat të shkurtër, fokusi mbetet te përballja në Ligën e Kampionëve kundër Portos të mërkurën në mbrëmje.