Barcelona do përballet me Boca Junior në nder të Diego Maradonës

Sipas Turki Alalshikh, do të zhvillohet një ndeshje mes Barcelonës dhe Boca Juniors, dy klubet ku Maradona ka luajtur, transmeton lajmi.net.

Skuadra argjentinase dëshiron të përballet me gjigantin spanjoll, por nuk do jetë e lehtë, ngase kalendari në La Liga është shumë i zënë gjatë muajit nëntor.

Pos kësaj, disa ditë më vonë, Barcelona do përballet me Benficën, derisa Boca Juniors ka lojë të rëndësishme ndaj Club Atletico Independiente.

Sipas Marca, drejtorët e Boca Juniors ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga Araia Saudite, ngase e dinë që është e pamposhtur të udhëtojnë.

Pra, mbetet të shihet nëse do zhvillohet kjo ndeshje në nder të Diego Maradonas.