Barcelona bën ofertën e parë për 17-vjeçarin që është një miks mes Pedrit dhe Gavit

Barcelona ka bërë një ofertë prej rreth katër milionë euro plus shtesa për talentin suedez Lucas Bergvall, raporton Matteo Moretto i Relevo .

Bergvall është një mesfushor qendror 17-vjeçar që luan për skuadrën suedeze Djurgarden. Ai është kryesisht një playmaker që preferon të ketë një rol të lirë në fushë.

Atributet e spikatura të Bergvall janë si:

– aftësia fizike;

– prekja e parë;

– aftësi teknike dhe lëvizja me top;

– lëvizjet pa top;

– vizioni;

– rezistencë ndaj presionit.

Nëse transferohet, Bergvall ka shumë të ngjarë t’i bashkohet Barca Atletic me një potencial për të fituar promovim në skuadrën e parë.