Barcelona avancon në negociata me Araujo – pritet rinovimi i kontratës

Marrëveshja aktuale e Araujo vlen deri në vitin 2023, por Barca dëshiron rinovimin me lojtarin para fundit të këtij sezoni.

Raportime nga ‘Sport’ bëjnë të ditur se dy palët tashmë janë shumë afër arritjes së marrëveshjes, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja akoma nuk është arritur, por Barcelona ka përmirësuar ofertën për lojtarin dhe bisedimet tashmë po vazhdojnë.

Siç qëndron situata tani, Araujo është lideri i mbrojtjes së skuadrës së Barcelonës dhe marrëveshja me të është e gëzueshme për Barcelonën.