Barcelona afër rinovimit me Araujo

Ronald Araujo pritet të rinovojë kontratën e tij.

Qendërmbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është duke negociuar qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’.

Barca duan ta lidhin lojtarin me një kontratë të re dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, përcjell lajmi.net.

Është vetëm çështje kohe deri në lajmërimin për një marrëveshje deri në vitin 2026.

Njoftimi për finalizimin e marrëveshjes me qendërmbrojtësin pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Përveç Araujo, Barca pritet të rinovojë edhe kontratën e Sergi Roberto.