Barcelona afër finalizimit të një marrëveshje prej 200 milionë euro

Gjiganti spanjoll, Barcelona janë afër finalizimit të marrëveshjes prej 200 milionë euro duke shitur disa nga asetet e klubit.

Barcelona tash e sa kohë janë në kërkim të grupeve të ndryshme investimesh përpara kalimtarit të verës.

Siç raportohet nga ‘2Playbook’, Barcelona do të shesë 49 për qind të Barca Licensing Merchandising (BLM) në këmbim të shumës së lartpërmendur.

Duke siguruar ato 200 milionë euro, Barcelona do të jetë në gjendje të bëjë blerje gjatë afatit kalimtar të verës. Marrëveshja do të finalizohet para 30 qershorit, por fillimisht duhet të ratifikohet nga anëtarët e Barcelonës në një asamble speciale.

Kjo shumë është dukshëm më e ulët se ajo që klubi synonte fillimisht të merrte nga shitja e aseteve të tyre. Barcelona dëshiron që marrëveshja të përfshijë një opsion riblerjeje, siç konfirmoi presidenti Joan Laporta disa javë më parë.