Barca synon ‘het trikun’ në merkato: Lewandowski – Kounde – Bernardo Silva

Barcelona po punon që të “shënojë het trik” në merkaton e verës.

Skuadra katalane është vënë pas disa objektivave mjaft të vështirë por shumë të nevojshëm për Xavi Hernandez.

Raportime të ‘Mundo Deportivo’ thonë se ‘Blaugranat’ duan kompletimin e het trikut Robert Lewandowski – Jules Kounde dhe Bernardo Silva, transmeton lajmi.net.

Me gjithë dyshimet mbi situatën financiare të klubit, Xavi thuhet të ketë shënjestruar këta tre emra.

Lëvizja për Lewandowski është tash e sa javë në bllokadë nga Bayerni, ndonëse lojtari dëshiron kalimin në ‘Camp Nou’.

Jules Kounde në anën tjetër ka një çmim të lartë të caktuar nga Sevilla, e cila as nuk pranon lojtarë në këmbim.

Në anën tjetër, 80-100 milionë eurot për Bernardo Silvan nuk mund të sigurohen pa një ofertë të majme të Man United për Frenkie de Jong.

Gjithsesi, fundi i merkatos është akoma larg dhe Barca mbetet me shpresë për të gjetur një zgjidhje.

Mbetet të shihet nëse ‘het triku’ do të kompletohet, ose së paku njëri nga ta do të afrohet në skuadër.