Barca po përgatit detajet e fundit për kontratën e re të Gavit

Barcelona ka gati një pjesë të buxhetit që nga tetori për të përgatitur kontratën e re të Gavi, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes pesëvjeçare do të diskutohen së shpejti, por ende konsiderohet çështje kohe për të zgjatur kontratën e tij në vitin 2022, shton Romano.

Klauzola e lirimit te Barcelona [50 milionë euro] do të hiqet dhe Gavi dëshiron të qëndrojë, ka përfunduar Romano në Twitter.