Barça kërkon 25 milionë euro për kartonin e Aubameyang

Pierre Emerick-Aubameyang mund të largohet këtë verë nga Barcelona.

Transferimet e shumta, si dhe problemet financiare mund të ndikojnë që gabonezi të largohet nga ‘Spotify Camp Nou’.

Sipas raportimeve të ‘Sport’ Barça kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Chelsea është klubi që së fundmi po monitoron situatën e tij.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë e Londrës’ do paguajnë atë çmim për 33 vjeçarin.