Barca ka mbyllur mbrëmë marrëveshjen me Kessie – zbulohen detaje të kontratës

Franck Kessie do të bëhet lojtar i Barcelonës gjatë merkatos së verës.

Mesfushori i Milan ka vendosur përfundimisht që të largohet nga ‘San Siro’ dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë ‘Camp Nou’.

Raportime nga Gerard Romero bëjnë të ditur se Kessie dhe Barcelona kanë arritur mbrëmë marrëveshjen, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, sipas burimeve të Fabrizio Romano, Kessie do të ketë një pagë prej 6.5 milionë euro te Barcelona.

Kessie lidhej me skuadrën e Barcelonës tash e sa kohë, që kur lojtari refuzonte ofertën e parë për rinovim kontrate te Milan.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Kjo me gjasë mund të ndodh pas përfundimit të këtij sezoni.