Barca arrin marrëveshje me Kounde, kontrata do të jetë katërvjeçare

Katalanët janë duke kërkuar një qendërmbrojtës dhe dëshira kryesore e Xavi Hernandez është Jules Kounde i Sevilla.

Sipas raportimeve të fundit nga Gerard Romero, vështirë se Chelsea do ta ndryshojë situatën dhe kësisoj lojtari do të përfundojë te Barca, përcjell lajmi.net.

Francezi tashmë ka edhe marrëveshje personale me klubin katalan dhe kjo marrëveshje parasheh një kontratë katërvjeçare.

Kounde i ka bërë të ditur klubit të tij aktual, Sevillas, se dëshira e tij e vetme është Barcelona.

Mbetet të shihet nëse Barca do të finalizojë marrëveshjen me Sevilla, ose Chelsea do të bëjë ofertë të parezistueshme për përmbysur situatën.