Banorët e Pallçishtit sot sërish protestuan për mungesën e ujit të pijshëm

Uji i pijshëm në Pallçisht të Komunës Bogovinës vazhdon të jetë një ndër kërkesat e banorëve të fshatit. Sot ata kanë protestuar para komunës duke kërkuar llogari për mashtrimet nga kryetari Besnik Emshiu për premtimet e dhëna që nuk realizohen.

Situata u tensionua në momentet kur protestuesit tentuan të hyjnë brenda për të takuar kryetarin e Bogovinës, Besnik Emshiun.

Edhe pas insitimit të tyre për të hyrë brenda nuk kanë arritur pasi dyert e komunës ishin të mbyllura, ndërsa para derës kishte edhe forca policore.

Për këtë është prononcuar edhe zv/ministri i Trasnportit, Bekim Rexhepi, i cili thotë se fjalën e dhënë do ta mbajnë dhe Pallçishti do të ketë ujë të pijshëm.

“Çdo fjalë që e kamë thënë para opinionit i qëndroj pas dhe fshati Pallçisht do të ketë ujë, së shpejti do të fillojnë punimet. Dje kishim takim me kryetarin e komunës së Bogovinës ishte edhe një përfaqësues i Pallçishtit Akik Bajrami që u dakorduam që projekti të nis së më shpejtë”, u shpreh Rexhepi.

Banorët e Pallçishtit ditëve në vijim thonë se para derës së komunës do të presin kryetarin dhe nuk do ta lejojnë të hyjë brenda pa i mbushur premtimet e tij për Pallçishtin.