Banorët e Krushopekut: Mos të njolloset emri jonë me informacione të paverifikuara

Ekipi i Gazetes Lajm ende po qëndron në fshatin Krushopek ku po zhvillohet aksion policor për gjoja kokainë. Banorë të fshatit u bëjnë apel mediumeve që të mos plasojnë informacione të paverifikuara që njollosin emrin e fshatit. “Në fshatin tonë nuk ka persona të papunësuar. Të gjithë jetojnë me djersën e tyre. Prandaj nuk është mirë mediumet të nguten. Për te hy një kamion duhet të kalojë tre skenerë. Nuk është e mundur të ketë kaluar drogë”, thotë një banor i fshatit i cili edhe vetë është shofer kamioni. Banorët e Krushopekut kanë fjalë të mira edhe për pronarët e magazinës ku po zhvillohet aksioni. “Nuk besojmë të ketë diçka të vërtetë. Është aksion mjaft i dyshimtë”, thonë banorët.

Pamje ekskluzive nga aksioni policor në Krushopek (VIDEO)

Pamje ekskluzive nga aksioni policor në Krushopek (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, February 19, 2020