FMN: Koronavirusi pasiguria më urgjente për ekonominë

Epidemia e koronavirusit po ndodh në një kohë kur ekonomia botërore është tashmë e brishtë dhe jo mjaftueshëm e armatosur për ta luftuar atë, nëse ajo përhapet në kohë dhe hapësirë, paralajmëroi sot drejtuesja e FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Pasiguria është kthyer në normën e re dhe koronavirusi përfaqëson pasigurinë më urgjente”, theksoi në një postim Georgieva.

“Një përhapje kohëgjatë dhe më e ashpër do të çonte në një ngadalësim më të theksuar dhe të zgjatur të rritjes në Kinë”, vazhdoi ajo.

Kreu i FMN-së parashikon gjithashtu pasoja globale të forcuara nga ndërprerje më të mëdha të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie të vazhdueshme të besimit të investitorëve, veçanërisht nëse epidemia përhapet përtej Kinës.