Balotelli ia tregon gishtin e mesit gazetarit pas pyetjes interesante

Futbollisti kontrovers italian, Mario Balotelli u bë hit në mbarë botën me deklaratën e tij.

Sulmuesi nënshkroi së fundmi një kontratë me Adana Demirspor të Turqisë dhe shënoi dy gola në fitoren 2-0 të ekipit të tij ndaj Alanyaspor këtë fundjavë.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e njohur të italianit “TV Play”, shkruan lajmi.net.

Në një bisedë interesante, gazetari e pyeti Balotellin nëse do të luante ndonjëherë për Paris Saint-Germain.

Balotelli i tregoi gishtin e mesit dhe u përgjigj: “Nuk ka asnjë shans, nuk ka absolutisht asnjë shans. Kam luajtur me Marseille dhe Nice, kështu që nuk ka asnjë shans”.  Po sikur të të ofronin 10 milionë euro pagë në vit? pyeti gazetari. Balotelli buzëqeshi dhe u përgjigj sinqerisht: “Epo, sigurisht që do ta pranoja “. /Lajmi.net/