Balotelli e mbron Donnarumman: Ai nuk mund ta tregoj të vërtetën

Mario Balotelli i ka dal në mbrojtje portierit, Gianluigi Donnarumma-s, pasi tifozët e Milanit treguan paknaqësit e tyre në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.
Tifozët hodhën kartëmonedhave false drejt portierit, për të simbolizuar mënyrën se si ai i “tradhtoi” duke u larguar me parametra zero nga klubi i fëmijërisë, shkruan lajmi.net.

Ish-sulmuesi i Milanit ka lënë të kuptohet se Donnaruma nuk u largua me dëshirë nga Italia.

“Më erdhi keq për Gigion, ne vërtet nuk i dimë gjërat që i kanë ndodhur. Tifozët e Milanit nuk mund ta kuptojnë, por më vjen keq sepse ai nuk e meriton të trajtohet kështu. Si futbollist ai nuk mund të thotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, ka thënë Balotelli.

“Megjithatë, besoj se nëse do të kishte mundur, do të kishte qëndruar te Milani. Unë e di se çfarë ka ndodhur, ai nuk ka faj. Me sa dinë fansat, është në rregull që të sillen kështu, por Gigio nuk i është përgjigjur askujt dhe nuk ka bërë asgjë. Si futbollist ai nuk mund ta tregoj të vërtetën”, përfundoi ai.

Rikthimi i Donnarumma në “San Siro” me Paris Saint-Germain të martën në mbrëmje përfundoi me një humbje 2-1, me portierin italian që u transferua në klubin francez në vitin 2021 si një transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë.