Ballkanit Perëndimor rruga e dytë më aktive për kalimin e refugjatëve në Europë

epa05198270 Refugees walk to the registration and transit camp after they cross the border between Greece and Macedonia, near Gevgelija, The Former Yugoslav Republic of Macedonia. 06 March 2016. Media and humanitarian organizations estimate that the number of migrants stuck at the Greek-Macedonian border crossing had swelled to 14,000. Macedonia has closed its borders to the wave of refugees wanting to pass through its territory to reach richer nations in western and northern Europe, straining bilateral ties with Greece. The Greek Foreign Ministry has threatened Macedonia with unspecified serious consequences if it does not let the refugees pass through. EPA/GEORGI LICOVSKI

Gjatë periudhës janar-maj, linja e Ballkanit Perëndimor, mbetet rruga e dytë më aktive për kalimin e migrantëve të parregullt në Europë, raporton VOA. Sipas Raportit të Agjencisë Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex, publikuar të premten mbi 30700 migrantë janë evidentuar në vendet e Ballkanit Perëndimo, përfshirë Shqipërinë, në synimin për të kaluar drejt kufijve europianë.

Sipas Frontex-it të dhënat flasin për një rënie me 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit, Mesdheu Qendror mbetet rruga më aktive e migrantëve të parregullt ku janë evidentuar më shumë se 50300 raste nga janari në maj. Kjo rrugë përbënte gati gjysmën e hyrjeve të parregullta në Bashkimin Evropian në vitin 2023.

Mbërritjet e migrantëve të parregullt në rrugën e Mesdheut Qendror çuan një rritje prej 12% të të gjitha hyrjeve në Bashkimin Evropian , pasi mbërritjet në të gjitha rrugët e tjera migratore shënuan rënie që varionte nga 6% në Mesdheun Perëndimor deri në 47% në rrugën e Afrikës Perëndimore.

“Rënia në këto rrugë kalimi të migrantëve të parregullt lidhej kryesisht me periudha të gjata kushtesh të këqija atmosferike, gjë që i bënte edhe më të rrezikshme udhëtimet me varkat e palundrueshme. Megjithatë, presioni migrator në rajon mbetet i lartë dhe mund të presim një rritje të aktivitetit të kontrabandistëve në rajon në muajt në vijim “, vlerëson raporti.

Frontex-i tha se më shumë se 2700 oficerë të trupave këmbësore dhe staf janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe luftimin e krimit.

Siaps Frontex-it në pesë muajt e parë të vitit, numri i kalimeve të parregullta në kufijtë e jashtëm të BE-së arriti në 102,000, 12% më shumë se një vit më parë, sipas përllogaritjeve paraprake.

Mesdheu Qendror mbetet rruga kryesore e migrimit në Bashkimin Evropian ku në pesë muajt e parë të ketij viti, numri i evidentimeve është më shumë se dyfishuar (160%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe është numri më i lartë i migrantëve të parregullt të regjistruar që nga viti 2017.

Të paktën 79 persona humbën jetën dhe më shumë se 104 u shpëtuan pasi një anije e mbushur me emigrantë, u fundos në brigjet e Greqisë jugore.

Qeveria greke tha se ngjarja përbënte një nga tragjeditë më të rënda me emigrantë në Greqi dhe shpalli tre ditë zie.

Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që sipas rojës bregdetare greke ekuipazhi i anijes së tejmbushur me emigrantë kishte refuzuar ndihmën.