Ballistët Out, BDI In!

Shkruan: Arianit Xhaferi

Haxhi, me nder me thanë e ke dhí…
Le ta themi hapur dhe zëshëm, KF Shkëndija duhet të jetë epiqendër e bashkimit të shqiptarëve, por sot u bë epiqendër e Bashkimit Demokratik për Integrim. Prezenca e partisë në pushtet në fushën e blertë është e turpshme. Nëse duhej, më mirë t’i kishin ftuar krerët e të gjitha partive shqiptare, pse jo edhe të partive maqedonase. Ose ASNJË. Por kjo është e turpshme.
Unë nuk jam Ballist, jam vetëm një tifoz i thjeshtë që e ndjek Shkëndijën kur kam kohë, por BALLISTËT që lanë pas punët e tyre, familjet e tyre, fëmijët e tyre, karrierat e tyre për ngjyrat kuq e zi, nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Tribinat do hapen, tifozët dhe BALLISTËT do ndihen të huaj… Turp!