Tifo grupi i reprezentacionit tē Kosovës, “Dardanët” përmes një postimi kanë njoftuar se për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup i janë bashkuar edhe tifo grupi nga Tetova, “Ballistët”.
“Tifo-grupi nga Tetova – Ballistët, i bashkohen Dardanëve për ndeshjën gjysëm-finale kundër maqedonëve.
Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjtën e 26 marsit.
Kosova në EURO2020🇽🇰.”, kanë njoftuar tifo grupi “Dardanët” në faqen e tyre në rrjetin social facebook.
Kurse “Shvercerat”, tifozët e skuadrës së Shkupit, kohë më parë kanë treguar për indeksOnline, se ata njohin vetëm një Kombëtare e ajo është e Shqipërisë.
Andaj ata në këtë ndeshje nuk do të jenë në përkrahje të Kosovës./Gazeta Lajm/