“Balkanweb”: Ministri i Mbrojtjes përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si “terroristë”

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore perpara memorialit të Batalionit të Forcave Speciale në nderim të katër pjesetareve te ushtrise se vrare ne Vicë (Vejcê) ne vitin 2001.
Mirepo, eshte shqetësues fakti qe pllaka perpara se ciles u krye nderimi etiketon si “terroristë” shqiptarët e perfshire në ketë konflikt, të shenuar 25 vite më parë, varësisht se ka pasur viktima nga te dyja palet.
Dhe madje sipas nje raportimi te REL, me 2 maj te 2001-shit, ne oret e para te mengjesit te 1 majit, te rinjte maqedonas organizuan nje sulm në pazarin e qytetit jugor maqedonas te Manastirit, duke vandalizuar dhe duke i vene flaken mbi 40 dyqaneve dhe bizneseve ne pronësi te shqiptareve.
Masakra e pare ne Manastir ndodhi vetem disa ore pas funeralit të katër policeve vendas që ishin vrarë në një perleshje te shtunen me kryengritesit etnike shqiptare.
Megjithate, kjo ndodhi nje dite pas dy deklaratave zyrtare që mund të kenë kontribuar pa dashje në atmosferen në rritje anti-shqiptare.
Kjo gjuhe e perdorur ne memorial, konsiderohet shqetesuese pasi palet rane dakord ne Marreveshjen e Ohrit që e ardhmja të mos ndërtohej mbi urrejtjen por mbi pagen.
Teksti i memorialit i përkthyer në shqip: Njerëz nga populli, te zakonshem por me zemer te madhe heronj.
Trima, të drejtë dhe të ndershëm, mbrojtes të
Maqedonise.
Ranë në lufte kundër terroristeve shaiptarë më 28.04.2001 në rajonin e fshatit Vejcë
Me poshte jane emrat dhe gradat e ushtarève te rene:
Rreshter Petkovski T. Robert, ushtar Janovski B. Mile, ushtar Trajkovski A. Boban, ushtar Kosteski I. Igor.