Bale i ofrohet Atletico Madridit, refuzohet

Gareth Bale nuk është i pëlqyer në Madrid.

Ylli uellsian i futbollit, Gareth Bale po përgatitet për të ndërruar ambient, pasi kontrata e tij me Real Madrid merr fund me fundin e këtij sezoni.

Sipas raportimeve të ‘Cope’, Bale i është ofruar skuadrës së Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Diego Simeone refuzoi mundësinë për të bashkëpunuar me anësorin uellsian.

Bale lidhet me një rikthim të mundshëm te skuadra e Cardiff.

Mbetet të shihet se çfarë do të sigurojë agjenti i Bale për lojtarin.