Bale do të mbetet te Real Madridi

Gareth Bale do të qëndrojë te Real Madridi, pasi klubi madrilen nuk planifikon të transferojë ndonjë superyll në verë, shkruan “The Sun”.

Uellsiani 30-vjeçar ka edhe dy vjet kontratë me Realin, ndërsa ai është i vendosur të qëndrojë te klubi madrilen, ndonëse marrëdhënia e tij me trajnerin Zinedine Zidane është e acaruar.

Balet i është thënë nga krerët e Realit se do të ishin të lumtur nëse ai qëndron.

Mungesa e fondeve për shkak të krizës së koronavirusit, e gjithashtu edhe shkaku i planit për rinovim të stadiumit, nënkupton se nuk do të ketë transferime të mëdha.

Këtë stinor Bale ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar tre gola e asistuar dy të tjerë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.