Balde konfirmon se do të rinovojë me Barcën

Alejandro Balde është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën.
Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Alejandro Balde po shihet si një nga lojtarët më premtues në pozitën e tij.

Balde është grumbulluar edhe për Kupën e Botës, ku dje bëri debutimin ndaj Kosta Rikës.

Gjithsesi, lojtari vazhdon të jetë i angazhuar dhe i preokupuar për të zgjidhur problemin e të ardhmes së tij.

Sipas Helena Condis, Balde ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona.

“Po, ata (klubi) po punojnë në këtë”, citon ajo Balden, përcjell lajmi.net.

“Unë dua të qëndroj te Barca”, ka shtuar lojtari.

Mbrojtësi i majtë ka marrë minuta të shumta këtë edicion nën urdhrat e Xavi Hernandez, duke luajtur edhe si mbrojtës i majtë, edhe si mbrojtës i djathtë.